FOTOT/ Qyteti pa asnjë rast me koronavirus, ‘koncert’ poshtë ballkonit të 100-vjeçarit (Arsyeja e veçantë)

0
109

Në qytetin e Përmetit, fatmirësisht ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, ndërkohë që masat parandaluese të përhapjes së tij, raportohet se janë zbatuar nga ana e qytetarëve në mënyrë korrekte.

Qyteti tashmë ka një 100-vjeçar, Visho Habilin, i cili ditën e sotme kishte ditëlindjen dhe i është rezervuar një surpizë e këndshme.

Poshtë ballkonit të banesës së tij është shfaqur orkestra popullore, duke i dhuruar disa momente të hareshme jo vetëm atij, por edhe familjarëve e lagjes ku jeton.

Kryebashkiakja Alma Hoxha i ka trokitur në derë 100-vjeçarit, duke i dhuruar edhe një tufë me lule.

Fotot janë shpërndarë nga Bledi Mane përkrah të cilave shkruan:

“Festa e rrallë në Përmet/ I FESTOJNË 100 VJETORIN ME ORKESTËR POSHTË BALLKONIT

Visho Habili është i vetmi përmetar 100 vjeçar. Pavarësisht situatës së vështirë të këtyre kohëve, bashkia e Përmetit i ka bërë një surprizë veteranit intelektual.

Ndërkohë që kryebashkiakja Alma Hoxha i ka trokitur në derë duke i dhuruar lulet, poshtë shtëpisë së tij orketstra popullore i ka kënduar duke i uruar shëndet përmetarit më të vjetër.

Përmeti është një nga zonat e izoluara ku deri tani nuk ka asnjë rast virusi por gjithësesi qytetarët janë të përgjegjshëm e të kujdesshëm dhe nuk ngurojnë të surprizojnë brezin e tretë”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here