Muç Nano: Qeveria ka qenë me fat që ndodhën dy tragjedi, tërmei dhe Covid-19. Ka rikuperuar entuziazëm!

0
168

Mustafa Nano ka qenë i ftuar në një lidhje direkte, në studion e lajmeve të “Tv T”, ku ka folur për koronavirusin dhe veprimet e qeverisë shqiptare.

Sipas Nanos, dy ngjarjet e rënda, tërmeti dhe koronavirusi, kanë ndihmuar qeverinë të rikuperojë entuziazëm.

“Kjo qeveri ka qenë me fat se i kanë ndodhur dy tragjedi. E them këtë në kuptimin politik të fjalës. Ka krijuar mundësinë të rikuperojnë me një lloj entuziazmi si përshembull mbledhja e fondeve për tërmetin apo fakti që deri tani koronavirusi nuk ka pasur të njëjtin impakt me vendet e tjera”, tha ai.

Nano e cilëson shumë të rëndësishëm lehtësimin e masave, për t’u kthyer shkallë-shkallë në një situatë normale.

“Qeveria shqiptare po bën disa eksperimente. Por edhe qeveri të tjera, kjo sepse janë në një situatë që nuk e njohin. Mua më tremb se kjo mund të çojë në përhapjen e virusit. Por duhet liruar se duke e fikur motorin e ekonominsë nuk kemi çfarë të hamë”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here