“Sot jam shumë shumë në merak”, Rama komunikim me qytetarët: Qeveria është në hall

0
133

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një komuniki publik se rasti i sotëm në Shkodër është fakt se thyrja e masave dhe çdo nxitim për t’ju rikthyer normalitetit, është pasojë që mund ta kthejë vendin pas në luftën ndaj koronavirusit.

Rama the se sipërmarrja është në hall, madje edhe vetë qeveria ndërsa pohoi gjithashtu se askush nuk e di fundin e kësaj lufte që vjen për t’i shtuar hallet. “Siç e shikoni kjo luftë nuk ka mbaruar, rasti si i sotëm i Shkodrës na tregon se çdo nxitim për t’u rikthyer në normalitet, mund të na ktheje largqoftë mbrapsht drejt asaj që iu jemi shmangur të gjithë bashkë.

Të gjithë jemi në hall, çdo familje e ndërmarrje është në hall, qeveria është në hall, dhe çdo luftë vjen për të na i shtuar hallet, në një luftë me një armik të padukshëm, askush nuk e ka një zgjidhje, askush nuk e di me siguri se ku është fundi.

Ne shqiptarët që kemi jo pak halle pa këtë luftë nuk duhet ta harrojmë gjënë më të qartë të kësaj luftë, halli që na bashkon të gjithëve dhe që nuk i shpëtojmë dot është mbrojtja e jetës në familjet tona.

Të tjerat janë të rëndësishme sa të duash por të gjitha bashkë nuk janë më të mëdha se hallet që mund të kishim apo mund të kemi nëse nuk funksionon zinxhiri i solidaritetit, që deri këtu na ka shpëtuar nga ajo që po shikojmë çdo ditë në botë. Sot jam shumë shumë në merak, se ju dëgjoj, shikoj dhe ndjej.

Hapni punët se po vdesim thotnë disa, hapni rrugët se po plasim thotnë të tjerë. E vërteta është se situata është shumë delikate, ku rreziku është më i fortë se ai që po luftojmë”, tha Rama.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here