Sot ndryshojnë oraret e “shtetrrethimit”, në fundjavë izolohemi plotësisht

0
137

Duke filluar nga dita e sotme kanë hyrë në fuqi oraret e reja për qytetarët dhe bizneset që lejohen të qëndrojnë hapur.Nga e hëna deri në një urdhër të dytë, orari i lejuar për të lëvizur me leje vetëm një person brenda familjes për 90 minuta do të jetë brenda fashës orare 05:00 deri në 17:30.Brenda kësaj fashe orare tashmë do të lejohen të qëndrojnë të hapura të gjitha bizneset që lejohen të vijojnë aktivitetin e tyre gjatë fatkeqësisë natyrore të koronavirusit.

Megjithëse me urdhrin e ri është zgjeruar fasha orare dhe koha e qytetarëve për të dalë, orari gjatë fundjavës është kufizuar duke parashikuar kështu një karantinë të plotë të shtunën dhe të dielën.Nga e premtja, 17 prill në orën 17:30 deri të hënë e 20 prillit në orën 05:00 deri në një urdhër të dytë do të ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe çdo lloj mjeti.

Gjatë kësaj fashe orari në fundjavë nuk do të lejohet ansjë lloj biznesi hapur, as farmacitë, marketet apo bizneset e tjera që lejohen të hapura gjatë javës nga ora 05:00-17:30. Përjashtim nga urdhri bëjnë vetëm transporti i mallrave, policia, urgjenca, mediat dhe shërbimet delivery. /Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here