Surpriza e madhe: Mane largohet, Liverpool e zëvendëson me Mbappe

0
70

Lajm i bujshëm sot në mediet britanike. Siç raporton The Sun, Liverpool ka gati një plan për merkaton e verës. Sadio Mane vështirë të qëndrojë në Anfield sezonin e ardhshëm, pasi Real Madrid e kërkon me çdo kusht.

Neymar largohet nga PSG vetëm për Barcelonën, ndërsa Mbappe është shumë i shtrenjtë. Si pasojë, Reali do të synojë firmën me Sadio Mane. Liverpool nuk ka ndërmend ta ndalojë yllin senegalez, madje ka përgatitur një plan.

Me paratë e përfituara nga shitja e Mane, plus me para të tjera, Liverpool është gati të paguajë plot 250 milion euro për Mbappe. Mane pritet t’i japë Liverpoolit rreth 150 milion euro dhe për firmën e Mbappe, Liverpool i bie të paguajë 100 milion. Skenar i çmendur, por jo i pamundur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here