Toka vazhdon të dridhet, një tjetër tërmet godet Durrësin

0
184

Pothuajse pesë muaj pas tragjedisë së 26 nëntorit që la pas 51 të vdekur, tika vazhdon të dridhet. Mesnatën e sotme një tjetëer tërmet ka goditur Durrësin. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti me magnitudë 3.1 të shkallës righter është me epiqendër detin Adriatik në Durrës.

Goditja ishte me 82 km thellësi po është ndjerë në zonën e Durrësit. Paraprakisht nuk raportohet të ketë patur dëme materiale apo në njerëz.

Te dhenat e termetit
Një goditje e fortë do të ishte fatale në këtë periudhë që e gjithë Shqipëria është futur në izolim për shkak të karantinimit. Ndërkohë Durrësi ka vetëm pak muaj që ka lënë pas tragjedinë e 26-nëntorit, ku lëkundjet e forta të tokës shkaktuan viktima. Një tjetër yonë mjaft e prekur ishte edhe Thumana.

(f.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here