Zgjerohet rrethi i të infektuarve në Shkodër, edhe 2 infermierë rezultojnë pozitiv me Koronavirus

0
105

Dy infermierë në Shkodër kanë rezultuar pozitiv në analizën ndaj Covid-19. Mësohet se testit i janë nështruar 7 persona nga personeli mjekësor i spitalit të Shkodrës, por që vetëm dy infermierët kanë dalë pozitivë.Pesë të tjerët, fatmirësisht kanë rezultuar të pastër.Dy infermierët e çojnë numrin e të prekurve nga Covid-19 në Shkodër, në 59. Shkodra është vnedi më i prekur në Shqipëri, pas Tiranës.

Ndërkohë në Shqipëri numri i të infektuarve në total ka shkuar në 446 të infektuar. Ndërsa 24 persona kanë humbur jetën. 217 të tjerë janë shëruar.  Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e djeshme se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 13 raste të reja, pas testimit të 233 persona të dyshuar. Harta e të prekurve është zgjeruar në qytetet:

Tiranë me 6 raste, Shkodër 5 raste dhe Durrës me 2 raste. Specialistja e ISHP-së, Marjeta Dervishi bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit ishin shëruar 20 persona dhe theksoi se e vetmja grua shtatzënë e infektuar ka fituar betejën me COVID-19.

(f.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here