‘Kush thyen karantinën, gjobë deri në 3 vjet burg’, Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet në Kodin Penal

0
75

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot ndryshimet në Kodin Penal për shkelësit e karantinës gjatë COVID-19. Mësohet se kundër ndryshimeve ka votuar vetëm deputeti i opozitës Andi Përmeti.

Në propozimin e parë, ‘kush thyente karantinën dënohej me 5 vite burg’,ndërsa në draftin final që do t’i shkojë për miratim Kuvendit të enjten, u vendos se ‘kush thyen karantinën dënohet nga gjobë deri me 3 vjet burg’.

Nëse dikush e shpërndan virusin dënimi do të jetë nga ’10 vjet që ishte propozuar, në 5 vite burg’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here