‘Nuk kemi asgjë për të fshehur’/ Pse holandezët nuk i mbyllin kurrë dritaret e shtëpive të tyre?

0
79

Për shumë vizitorë në Hollandë, një nga gjërat më interesante kur enden nëpër rrugët e Amsterdamit ose qyteteve të tjera është se mund të shohin brenda shtëpive të vendasve.

Kjo për shkak se shumë holandezë nuk kanë perde dhe nuk i mbyllin kurrë grilat e tyre kur janë në shtëpi.

Pamje e shtepive ne Holande

Vetë holandezët nuk mendojnë se veprimet e tyre janë të pazakonta. Ata e lidhin mungesën e perdeve me shprehjen se nuk kanë asgjë për të fshehur. Kjo metodë është e gërshetuar në kulturën e tyre aq shumë saqë edhe studiuesit e kanë të vështirë që të kuptojnë pse njerëzit në Holandë kujdesen aq pak për privatësinë e tyre.

Shpjegimi më i popullarizuar buron nga tradita fetare protestante e kalvinizmit, e cila këmbëngul se qytetarët e ndershëm nuk kanë asgjë për të fshehur.Por një shpjegim tjetër është se ata dëshirojnë që të tregojnë gjendjen e tyre të mirë financiare.

Pamja e shtepive ne Holande

Ndërsa standardet e jetesës janë rritur me kalimin e kohës, mobiljet e brendshme janë bërë më luksoze. Njerëzit tani i lënë perdet e hapura për të treguar një dhomë plot mobilje, dekorime dhe arte të varuara në mur.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here