“Pallavra, s’keni për të marrë kokërr leku”, Rezart Veleshnja i drejtohet Ramës: Po merr fund biznesi…

0
125

Ndërkohë që qeveria ka paralajmëruar se do të zgjerojë paketën e ndihmës ekonomike, Rezart Veleshnja është tepër skeptik, dhe nuk nguron të tregojë hapur atë që mendon.

Me një postim në rrjete sociale, shoqëruar me figurën në sfond të Edi Ramës, që flet në televizion për paketën e zgjeruar, aktori i humorit thekson se sipas tij, këto janë gënjeshtra, dhe askush nuk do të përfitojë.

“Asnjë s’ka për të marrë kokërr leku, pallavra janë të gjitha! Pa mjete biznesi i vogël, motorri kryesor i ekonomisë së një vendi që po merr fund dita ditës!”,- shkruan Rezart Veleshnja bashkëngjitur postimit të tij në rrjete sociale.

Ndërsa nuk është rezervuar në një foto të dytë, duke bërë veprimin e turpshëm ndaj ‘premtimeve’ të kryeministrit Edi Rama. Ai ka ngritur gishtin e mesit, për t’i treguar bisneseve se nuk do të përfitojnë asgjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here