“Po përballet çdo ditë me virusin”, moderatorja shqiptare publikon foton e të atit nga spitali Italian

0
163

Siç ka treguar edhe më herët, megjithëse vetë jeton në Tiranë, familja e moderatores Kiara Tito ndodhet në Itali.Herë pas here në llogarinë e saj në Instagram, Kiara ndan foto me familjen; vëllain, të ëmën dhe të atin.Ky i fundit është një ndër personat që po ndihmon në luftën kundër Covid-19 në Itali dhe moderatorja duhet të ndihet mëse krenare për të atin.Ajo ka publikuar në InstaStory një foto të babait të saj, Arbit, i cili ndodhet në një prej spitaleve të Italisë.

I pajisur me maskë dhe syze mbrojtëse, ai ka ndarë një foto në llogarinë e tij në Instagram, krahas së cilës shkruan:“Dhjetëra shqiptarë punojnë nëpër spitalet e Italisë dhe përballen çdo ditë me virusin.”, duke treguar se ai është njëri prej tyre.

Puna e tij dhe e çdo personi tjetër në frontin e parë të luftës vlerësohet më shumë se kurrë në këtë situatë të vështirë që po kalojmë.Prej javësh Italia mbajti vendin e parë si vendi më i prekur nga Covid-19, i cili vazhdon të regjistrojë shifra të frikshme jetësh të humbura dhe njerëzish të infektuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here