Rudina Xhunga nga karantina: Zgjohem në mëngjes dhe mezi pres të dëgjoj ndonjë lajm të mirë për vaksinën!

0
211

Rudina Xhunga, ka qenë e ftuar, në një lidhje direkte në News24, ku ka folur për vaksinën e koronavirusit dhe programet kulturore në këtë kohë të zymtë.

Xhunga tha se nuk ka mjaftueshëm programe kulturore në televizione dhe se televizioni shtetëror, sëbshku me Ministrinë e Kulturës, duhet të bëjnë më shumë.

“Ne kemi nevojë të komunikojmë për jetën pas COVID, për mënyrën si do të hapet. Këtu mungon komunikimi. Mendoj që nuk mund ta bëjë kryeministri Edi Rama. Duhet të ketë njerëz të tjerë që flasin. A ka njerëz që mund të na komunikojnë nevojën për të shkuar përpara. Kemi nevojë për njerëzit e kulturës. Televizionet duhet të hapin arkivat, e kam fjalën për televizionin publik. Është shkretëtirë, kemi nevojë. Nuk kemi nevojë vetëm për bukë. Kemi nevojë për ajër. Jo ajër mbytës, ‘do të të shkatërrojë, do të dënoj, do të sëmurë’. Kam filluar të ndihem e pasigurt. Kam filluar të ndiej pasiguri për këtë lloj klime. Vërtetë dorën nuk mund t’ia japim njeri-tjetrit, por një buzëqeshja mund t’ia japim. Institucionet e kulturës çfarë presin. Është momenti më i mirë për ta për të treguar se ky vend bën kulturë. Pres nga televizioni shtetëror, Ministria e Kulturës të ishin në krye të komunikimit pozitiv këto kohë”, u shpreh Xhunga.

Xhunga foli edhe për vaksinën e Covid-19, duke deklaruar se kur zgjohet në mëngjes, mezi pret të dëgjojë lajme të mira nga puna për gjetjen e vaksinës.

“Kur zgjohem në mëngjes mezi pres të dëgjoj ndonjë lajm të mirë për vaksinën. Çdo gjë do kohën e vet. Do muaj të tërë, do pastaj të provohet, të rezultojë e duhura, por nuk ka dyshim që ne mund t’i lejojmë vetes hapjes, por nuk do të kemi lirinë e plotë pa dalë vaksina. Uroj që kur vaksina të dalë, të jetë mësim i mirë për nënat që kanë dyshime për t’i bërë fëmijëve vaksinën”, shpreh Xhunga

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here