Ulen temperaturat, ja surprizat që ka rezervuar moti sot

0
107

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje ku në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Gjatë pasdites vranësirat do të largohen duke i lënë vendin motit të kthjellët. Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00ºC në 11ºC, në zonat e ulëta nga 08ºC në 20ºC dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 21ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë. Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 15ºC dhe në zonat e ulëta nga 09ºC në 18ºC.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here