Muç Nano kundër Ramës: Praktika e burgut nuk është adoptuar nga asnjë qeveri serioze

0
101

Analisti Mustafa Nano e cilëson të gabuar nismën e qeverisë për ndryshimet në Kodin Penal.Në një intervistë në TvT, Nano tha se praktika e burgosjes, nuk është adoptuar nga asnjë qeveri serioze.

“Praktika e burgut nuk është adoptuar nga asnjë qeveri serioze. Është e gabuar. Megjithatë Rama i shkoi deri në fund. Mesa duket, ai ka vënë një bast me veten. Unë nuk i trembem, që këtu mund të kemi një zhvillim embrional të diktaturës së nesërme.

Kjo është një rrethanë që verifikohet në krizën e koronavirusit”, tha ai.Nano tha se opozita e re bëri mirë që ngriti zërin kundër këtyre ndryshimeve ligjore.

“Nuk kam ndonjë respekt për opozitën që është sot në Parlament. Sot isha dakord me ata që e ngritën zërin kundër dënimit me burg. Në këtë kuptim ata kanë të drejtë dhe në këtë protestë kanë përfaqësuar një pjesë të madhe të shqiptarëve.

Pastaj për pjesën tjetër e shoh si opozitë shtinjake, një fake oposition. Popullin opozitar e përfaqëson PD dhe ata të tjerët nuk janë brenda”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here