“Ka qenë gjithmonë aty, por sot na u duk shumë më i bukur”, Amarda Toska tregon se si po shijon tani vendet e Tiranës

0
172

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi kanë zgjedhur që fundjavën ta shijojnë në liqenin e Farkës. Moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj një foto ku shfaqet pranë bashkëshortit dhe djalit të vogël, Joel, duke treguar kënaqësitë që ka marrë së bashku me ta nën rrezet e diellit.

“Liqeni i Farkës ka qenë gjithmonë aty, por sot na u duk shumë më i bukur, më i bukur se ata të Zvicrës. Shqipëria e bukur, familje e lumtur”, ka shkruar Toska krah fotos pa asnjë filtër siç ka treguar ajo.

Kujtojmë se Amarda ka ndarë moment të ndryshme me ndjekësit e saj gjatë këtyre ditëve, duke treguar se po e shijon maksimalisht qëndrimin e gjatë me më të dashurit e saj, ndonëse i mungon dhe puna.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here