Rrefehet Ina Kollcaku: Po kam tradhetuar, ja ç’me ndodhi

0
325

E ftuar në “Glamour Zone” në TV Ora, Ina Kollcaku ka folur edhe për jetën e saj private. Ajo ka treguar se nuk ka tradhëtuar asnjëherë, por nuk e vë dorën në zjarr nëse është tradhëtuar nga ndonjë partner apo jo. Madje ajo shprehet se ka dashuruar shumë herë në jetë dhe se kanë qenë dashuri të ndryshme.

Ester Bylyku: Ke tradhëtuar ndonjë partner?

Ina Kollcaku: A jo jo. 

Ester Bylyku: A të kanë tradhëtuar?

Ina Kollcaku: Nuk e vej dot dorën në zjarr, unë nuk kam kapur asnjë gjë. Kur bëhen biseda tradhëtie, ka shumë goca apo djem që thonë nuk më tradhëton dhe i them mos e thoni këtë gjë, sepse kjo është fraza që unë nuk mund të them dot po apo jo. Mesa di unë jo, nëse e kanë bërë dhe unë nuk e kam zbuluar bravo i qoftë.

Ester Bylyku: Sa herë ke dashuruar gjatë jetës?

Ina Kollcaku: Shumë. Unë kam kaluar dashuri të ndryshme dhe ka ndikuar mosha. Në mosha të ndryshme ti kërkon diçka tjetër dhe ndjen që dashuron në mënyra të ndryshme. Mendoj sa më shumë ndryshon mosha, aq më shumë ndryshon dhe dashuria apo ajo që t’i kërkon dhe çfarë quan ti dashuri. 

Në marrëdhëniet e mia ka pasur gjithmonë besim, intimitet, pasion domthenë ka qenë ndërthurja shumë e mirë pavarësisht që me mua ndahesh kot. Ka ca gjëra që për të tjerët mund të mos jenë shumë alarmante por që mua më ndikojnë shumë, sidomos në pjesën e krenarisë simë. Nuk kam patur asnjë ndarje të dhunshme ose me debat apo sherre. Por të dhimbshme kanë qenë. 

/Ora News.tv/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here