Amnisti fiskale/ Edi Rama u bën thirrje qytetarëve të depozitojnë paratë në banka

0
147

Kryeministri Edi Rama, ka lajmëruar ditën e sotme, se do të ketë një amnisti fiskale, për të formalizuar paratë e qytetarëve të cilët nuk i kanë depozituar në banka dhe nuk i kanë deklaruar.Rama tha se do të përjashtohen nga kjo amnisti personat që i kanë fituar paratë, si pasojë e aktivitetit kriminal.Përjashtohen nga amnistia të gjthë ata që janë dënuar për aktivitete të caktuara kriminale, politikanë, zyrtarët e lartë, efektivët e policisë së shtetit dhe magjistratët, bashkë me familjet e tyre.

“Jemi gati që pasi ta kalojmë këtë javë në qeveri, t’ja çojmë parlamentit të hapur për konsultime me grupet e interesit, që brenda një afati të arsyeshëm, uroj brenda majit parlamenti të mund ta miratojë”– tha Rama për ligjin e amnistisë.

“Duke vazhduar edhe me shumicë dërmuese në vend që si rezultat i transferimit ekonomik dhe i raportit mes individit dhe sistemit kanë kursime, që duan t’i depozitojnë në banka dhe po ashtu edhe kompanitë që kanë të ardhura të padeklaruar që ka ardhur koha të kenë mundësi për t’u depozituar në banka.

Amnisti gjithëpërfshirëse që do të synojë lehtësimin maksimal të gjithë atyre që jetojnë në emigracion në radhë të parë dhe atyre që jetojnë në vendin tonë dhe janë në nevojën 30 vjeçare për të formalizuar paranë joformale që kanë” tha ai.

Rama shpjegoi se aministia do të zgjasë një vit dhe do të ndahet në tre fasha. Kush deklaron paratë në fazën e parë do të paguajë 5 për qind, ata që i dorëzojnë në fashën e dytë paguajnë 7 për qind dhe ata në fashën e tretë, 10 për qind.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here