Nga shitësja e bukës tek efektevi i FNSH-së, shkojnë zinxhirë infektimet nga COVID-19 në Shkodër

0
298

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar pozitivë 22 persona duke e çuar në 584 numrin total të të prekurve.Nga rastet e reja 3 janë në Shkodër, 2 raste në Tiranë. Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në vatrën e Krujës ku kanë rezultuar pozitivë 5 persona dhe në Kurbin ku kemi 12 raste të reja.

Burime për Faxweb bëjnë të ditur se nga rastet e reja të raportuara në Shkodër, është infektuar një tjetër efektiv i FNSH-së. Një tjetër rast raportohet se është infektuar një shitëse buke, vajza e së cilës është infermiere dhe nga ku dyshohets e është transmetuar virusi. Ndërkohë që personi i tretë është një pacient në Reanimacionin në spitalin e Shkodrës.

Shkodra është rrethi i dytë me numrin më të madh të të prekurve krahas Tiranës, ndërsa shqetësuese është situata në Krujë dhe Laç, ku dyshohet se një fasoneri ka infektuar një numër të madh grash në të dy qytetet.

(M.Q/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here