Çun Lajçi përlot me vargjet për Rikard Ljarjan: Udhën e paç të mbarë. Unë s’paskom pse me ardhë n’Myslim Shyri, ti s’qenke ma n’Tiranë

0
160

Aktori i njohur në Kosovë, Çun Lajçi, dhimbjen për ndarjen nga jeta të artistit Rikard Ljarja e ka shprehur me anë të të disa vargjeve. Lajçi me të tjerave kujton kohën kur e takuar tek shtëpia e tij në Tiranë dhe mikpritjen që Ljarja i ka bërë në Shkodër.

Aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare. Mësohet se ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa për të është planifikuar një ceremoni e vogël lamtumire për shkak të situatës nga koronavirusi.

POSTIMI:

*Qenka nda nga jeta artisti i madh Rikard Ljarja!/ Shpirti i pastë dritë!. *Ti arti i zemrës sime*/ ( R.i.p Rikard Ljarja)

Kam ardhë natën/ e dritë Tirana m’u ka ba/ n’Myslim Shyri kur t’kam taku. viteve t’hershme t’skamjës/ e t’vonshme t’kamjës pak

Ti yll i skenës i fjalës/ art n’tel zemre që s’harrohësh/ sonte e njiqind vjet/ Shkodrançe m’ke pritë/ a je burrë/ t’paça me nder/ rugovisht këthye ta kam/ e çua m’ke n’konak
Zemrën shtrua n’sofër ma ke/ me nji gotë raki/ për Kosovën ngrykë jemi marrë/ Kur folë kemi për artin n’ballë m’ke puthë/ për Bekimin Farukun Melin/ s’jemi ngi me Fishtën/ zanin n’lahutë fort ma ke dashtë

Edhe nji si ti Oson se ngjallë as vajin e Avdisë/ se vajton n’Vraninë/ burrnisht n’Pogradec ma pate thanë/ Marjeta t’përpiu me sy/ fishtjan je vet edhe shkodran/ pse ti se qanë Lahutën e Mrizin si ky

Dy herë s’bahet e mira moj e marrë/ tue qeshë sa herë i ke thanë/ Sonte paske ikë të Bujari Rikard/ udhën e paç të mbarë/ Unë s’paskom pse me ardhë/ n’Myslim Shyri/ ti s’qenke ma n’Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here