“Po unë Rikard, ku t’i çoj lotët” Agim Doçi mallëngjen me vargjet për Ljarjan: Nuk shkojmë dot ta përcjellim

0
203

Poeti i njohur Agim Doçi ka folur mes lotësh për shuarjen e aktorittë madh Rikard Ljarjan.Pengu më i madh për Doçin është fakti se sot nuk mund t’i japë lamtumirën mikut të tij si pasojë e situatës së COVID 19.

Por kjo situatë nuk e ka ndalur atë të thurë vargje e të na mallëngjejë të gjithëve.
“Kam jetuar në Shkodër 16 vjet, e pashlyer do mbetet për mua kur në Kukës erdhi si personazh jetësor për të përjetësuar një personazh të thjeshtë atë “Dedën” e famshëm. Ai ishte një nga rolet më të personalizuar dhe më të realizuar të Rikardit. Dhimbja më e madhe sot është që nuk shkojmë dot ta përcjellim, t’i hedhim një dorë dhe atij shkodrani që me zemërgjerësinë e tij pati ndihmuar të bëhet aktor edhe një djalosh shkodran Frederik Ndoci. Kanë aktruar bashkë”,- tha ai.

Vargjet e thurura për të ishin: “Ne ishim shok Rikard i shtrenjtë, sa shpejt që ike o njeri, kujtesa jonë të ka të shenjtë tyll i ndezur me dashuri. Do ikin vitet e do kujtohesh, simbol i gjallë në magjinë e filmit, do jesh tek ëngjëjt përkrah me shokët, po unë Rikard ku t’i coj lotët…”, recitoi mes lotësh Doçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here