“Mblidheni mendjen top”, Rama: Deri në daljen e vaksinës realiteti ynë nuk do të jetë si më parë, nuk duhet të shkelim në shtëpitë e njëri-tjetrit

0
112

Në një mesazh në rrjetet sociale, kryeministri tha se qytetarët duhet të mbledhin mendjen top se jeta nuk do të jetë më si më parë derisa të shpiket një vaksinë për këtë virus.

Rama: “Faza dy e strategjisë tonë të luftës me këtë armik nuk ndryshon shumë me vendet e tjera, por qasja jonë në këtë fazë do të jetë pak më ndryshe. Do të filloj nga Pse-ja!

Ne jemi të ekspozuar nga mundësia që ai të na godasë përsëri, prandaj mblidheni mendjen top se deri kur të dalë vaksina do të jemi në çdo moment të vëmendshëm si shoqëri të mos goditemi.

Deri në daljen e vaksinës normaliteti unë i ri nuk do të ngjajë me atë të mëparshmin. Ne nuk duhet të shkelim në shtëpitë e njëri-tjetrit pa u zhdukur më parë ky armik.

Ne do të përdorim një taktikë të coptimit të valës së armikut në fazën e dytë. Do të hapemi me kujdes dhe do të hapemi kudo, por jo kudo njësoj dhe njëkohësisht. Ne hymë në grupin e vendeve më të sukseshme aktualisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here