“Në plazh me pasaportë shëndetësore”/ Pipero zbulon si do bëhen pushimet këtë vit

0
78

Mjeku Pëllumb Pipero, në një lidhje me “Repolitix”, është shprehur optimist se shqiptarët do të mund ti shijojnë plazhet edhe këtë vit, pavarësisht situatës.Por mjeku u kujdes të theksonte se duhet pasur kujdes dhe ne respektimin e disa protokolleve që do të vendosen për të parandaluar rrezikun e krijimit të vatrave të reja me koronavirus.

Jam optimist se do të jemi të lirshëm për të shijuar pushimet, nuk e di sa do hapen kufijtë pasi kjo nuk varet vetëm nga ne, por turizmi vendas do të jetë maksimalisht i angazhuar duke ruajtur disa norma të rëndësishme të shmangies apo kujdesit për të mos lejuar përhapjen e virusit.

Ndoshta mund të lind nevoja e një pasaporte shëndetësore, por kam bindjen se plazhet tona ne do t’i shijojmë këtë vit duke pasur pak më shumë kujdes”, tha Pipero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here