I dërgoi mesazh kryeministrit Rama për statusin e artistit, aktori kundërshtohet nga miqtë e tij

0
128

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar, aktorët Neritan Liçaj dhe Genci Fuga, si edhe regjisori Robert Budina.Aktori Genci Fuga, i kishte dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama, ku i kërkonte që të miratonte statusin e artistit. Një nismë e tillë, nuk u prit shumë mirë nga dy miqtë e Gencit, Roberti dhe Neritani, të cilët u shprehën që aktorët duhet të jenë të bashkuar dhe kërkesat duhet t’i bëjnë bashkë.

Fillimisht fjalën e mori regjisori Bodina. Ai u shpreh se statusi i artistit mund t’i jepet vetëm aktorëve që punojnë në institucione shtetërore, siç mund të jetë Tetari Kombëtar. Por ata aktorë që nuk janë të punësuar në këtë institucion nuk e përfitojnë këtë gjë. Gjithashtu Bodina ka një mesazh për të gjithë aktorët. Ai u bën thirrje që aktorët të jenë të bashkuar dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.

“Unë Neri dhe Genci jemi miq të ngushtë. Në këtë luftë jemi bashkë. Kjo që po kërkon Genci ka 30 vite që kërkohet (statusi i artistit). Duhet të ketë parasysh të gjithë artistët dhe jo vetëm veten e tij (I drejtohet Genc Fugës). Nuk i përfaqëson të tërë, është i veçuar. Do të ndërpriten të gjitha investimet për artin, dhe arti do të jetë rrugëve. Le t’i dalim zot vetes dhe të flasim në emër të artistëve. Nëse unë do ta thjeshtësoja çështjen, statusi i artistit, siç është dhe statusi i nënpunësit. Nëse ti je një artisit i mirë dhe nëse nuk punon ke një x page.

Pjesa më e madhe e artistëve nuk janë në institucionet shtetërore dhe janë për bukën e gojës. Nuk kishin nevojë të mblidhnin lëmoshë dhe të kërkonin një copë bukë. Nuk ka nevojë që t’i kërkonim një kryeministri ,sepse puna jonë e ka siguruar këtë shumë (me statusin e artistit). Filozofia ime është personale, problem është që artistët, janë sulmuar dhe janë lënë pa status sepse nuk kanë qenë të bashkuar. Kam qenë i paaftë ta bëj vetëm, kur të jenë pa bukë do të ngrihen.

Duhet ta shohim edhe nga brenda. Një pjesë ikën dhe një pjesë mbetën, ne e kemi diskutuar këtë. Në një mënyrë të pakuptuar morën disa poste dhe kanë vazhduar aty ku janë. Kam përshtypjen që një gjë do të përfitojnë (nga e ashtuquajtura paga e luftës). Mesazhi im është ky të gjitha artistët kanë të drejtën të protestojnë. Ne që kemi mbetur në teatër, kemi kapërcyer mbi veten.

Ne jemi të hapur me të gjithë artistët që të kërkojmë të drejtat tona. Bëhuni bashkë të formësojmë idetë tona, të mos kemi frikë nga politika dhe nëse mblidhemi ne do të bëjmë gjëmën. Nuk është ky momenti që të flitet për statusin e artistit, sepse duhet të bëhet nga e gjithë artistët”, tha Bodina.

Aktori Neritan Liçaj, ndanë po të njëjtën mendim me kolegun e tij Bodina. Ai e konsideroi politikën si një armik, dhe nuk mund t’i kërkosh diçka një armiku, sepse sipas aktorit nuk do të fitojnë asgjë

“E shikoj kështu, i vetmi armik që kemi pasur ne është ai që ti (I drejtohet Genc Fugës) po i kërkon të sjelli gjë. Kemi 30 vite që po luftojmë me këtë njeri. Ai të ktheu dhe parlamentin kundër, të ktheu dhe të majtën kundër. Çfarë do t’i kërkosh kryeministrit Rama? Ai të ka sulmuar policisht të ka shkatërruar të gjithë investimet. Çfarë i kërkon një njeriu që ke armik.

E dinë fare mirë qeveritë që artisti është opozitari më i mirë, ja përse nuk jepet (statusi i artistit). Duke politizuar artin ja kanë arritur. Po të doli kundra artisti të përmbys artisti. Ne o Genc i dashur u sulmuam politikisht, pësuam një sulm politik. Normale që arti, kultura e një kombi është politike. Nuk kanë asnjëlloj të ardhure nuk e dimë se ku do të shkojmë”, u shpreh Neritani.Genci nuk e priti mirë këtë ndërhyrje të dy miqve të tij dhe vendosi që të largohet nga biseda.

“Jemi po njësoj si të gjithë të tjerët në këtë situatë të jashtzakonshme. Nuk kam asnjeri armik (I referohet deklaratave të Neritanit që e konsideron kryeministrin Rama si armik). Kemi kërkuar 30 vite, po kërkoj dhe këto minuta televizive (I referohet kerkesës së tij për statusin e artistit). Qëllimi i emisionit ka qenë diçka tjetër. Biseda po merr dretim komplet tjetër dhe unë nuk dua që ta vazhdoj më tej”, tha Genc Fuga.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here