Ahmetaj shkon në emision me valixhe me rrota, Fevziu: Vetëm po ke lekë hape (Video)

0
109

Ministri për Rindërtimin dhe Covidin, Arben Ahmetaj, është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut.Ajo ç’ka është vënë re sapo ka hyrë Ahmetaj në studio është një valixhe me rrota që ministri ka marrë me vete. Ndërkohë nuk kanë munguar edhe batutat mes tij dhe Fevziut.

Fevziu: Hajde Ahmetaj, pse ke ardhur me valixhe? Ahmetaj: Janë karta-kanta, thotë populli shqiptar. Kemi dokumenta aty. Fevziu: Çfarë janë ato? Ahmetaj: Karta kanta.
Fevziu: Nuk do kesh shumë kohë t’i hapësh dokumentat këtu, po të kishe sjellë ndonjë lekë edhe mund të lija ta hapje.
Ahmetaj: S’ka gjë…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here