COVID-19/ Edi Oga: Virusin e kam kaluar para marsit, humba shijen

0
398

Edi Oga ka deklaruar së fundmi se është prekur nga COVID-19 para muajit mars. I ftuar në “ABC e mëngjesit” në Abc news, Oga ka deklaruar se për një periudhë 10 ditore humbi shijen dhe nuhatjen.“Për një përiudhë 10 ditore humba shijen. Kam bindje personale që virusi ka qarkulluar edhe më parë në Shqipëri. Në momentin që pranohet se 85 % e kalojnë pa shenja, atëherë mund të themi që shumica e kanë kaluar pa e kuptuar.

Ne mund të kemi kaluar koronavirus të tjerë, kemi një bazë mbrojtjeje imunologjike. Por, kush jemi ne që të themi se virusi nuk është krijuar në laborator Vjeshtën dhe dimrin që vjen koronavirusi mund të kthehet, por nuk besoj se nuk do të jetë irrezikshëm”, është shprehur Oga.Një ditë më parë, përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja gjatë një deklarate për mediet deklaroi se testi i parë i COVID-19 është është kryer më 31 janar të vitit 2020.

Ndërkohë, në vendin tonë, numri total i të infektuarve ka shkuar në 663, ndërsa numri i  viktimave është 27. Betejën me COVID-19  e kanë fituar 384 qytetarë. Virusi është përhapur gjerërisht në burgun “313” në Tiranë,  ku aktualisht janë 13 të infektuar.

J.V/Dosja.al 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here