Kancelarja Angela Markel jep shpresë: Vaksina kundër Covid-19, do të jetë në disponim të të gjithë vendeve

0
303

Kancelarja gjermane Angela Merkel ditën e sotme ka njoftuar se qeveria gjermane do të nxjerrë fonde të konsiderueshmë zbulimin e njëvaksine kundër Covid-19. Po ashtu ajo  ka thënë se nëse kjo vaksinë do të  dalë do të vihet në dispozicion për të gjitha vendet.Në konferencën për shtyp ku kanë marrë pjesë dhe liderët e BE-së, Markel është shprehur se  kthimi në jetën normale në të gjithë botën do të ishte i mundur vetëm pasi të zhvillohej një vaksinë kundër koronavirusit.

“Shkenca nuk është kurrë nacionale, shkenca i shërben njerëzimit. Nëse gjejmë një ilaç ose vaksinë, e testojmë dhe e aprovojmë atë, atëherë kjo duhet të jetë e disponueshme dhe e përballueshme për të gjithë botën”.- ka thënë ajo.

Gjermania miratoi dje testet e para klinike të një vaksine COVID-19 te njerëzit, e zhvilluar bashkërisht nga kompania BioNTech e profesorit turk Ugur Sahin dhe gjigandit farmaceutik Pfizer. Shkencëtarët dhe studiuesit në të gjithë botën po përpiqen të gjejnë një vaksinë për virusin i cili ka infektuar mbi 2,6 milionë persona në të gjithë botën dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 183 000 personave.

Në rang global humbur jetën 184,263 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,639,025 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  kanë humbur jetën 48,300 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 852.717 të tjerë. Situata është më e qetë në Kinë, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 10 raste të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave në total është 4,632. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25,549 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 22.157  qytetarë. Ndërkohë në Francë janë shënuar 21,340 viktima.

Burimi:aa.com.

(A.K.Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here