Kryeministri u pëgjigjet akuzave: Dakord dua të vendos komunizimin, po botën e shihni? Pakot po shpërndahen, ka edhe abuzime, nuk e përjashtoj

0
139

Edi Rama në një lidhje live nga zyra e tij tha se: Mirë unë që dua të vendos sistemin komunist, dakord! Po jashtë nuk shihni çfarë ndodh? Televizor nuk keni? Po atë mrrokllën e keni, nuk e përdorni për të parë çfarë ndodh në botë? Prindërit janë gjëja më e shtrenjtë dhe nuk mund t’i fusim në një luftë ku e kanë shumë të vështirë për të parë gjallë. Nga ata dënglat se do shkojë djali atje se shteti i ka braktisur.

Ja u bënë 6 javë, keni dëgjuar të vdesë ndojnë për bukë? Ai solidaritet që i ka karakterizuar shqiptarët, është edhe solidariteti i shtetit me të gjitha të metat edhe më abuzimet që mund të ketë lart e poshtë e nuk i përjashtoj. Pakot i monitorojmë të gjithë. Ka filluar xhiroja e dytë dhe e tretë në çdo familje. Do hapemi dhe do fillojmë të dalim në plazhe? Jo, jo! Zoti të ka dhënë mëndjen të mendosh dhe të mbrosh veten dhe prindërit.

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here