“Mos lexoni romane”/ Përfaqësuesi i Botuesëve Shqiptarë i ‘përvishet’ Ermal Mamaqit: Gaboi! Budallallëk, edhe nëse thuhet me shaka

0
119

Ditën e sotme në Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja ka qenë i ftuar Kreu i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri. Ai ka komentuar deklaratat e Ermal Mamaqit në lidhje me leximin e romanëve.Në fjalën e tij, Ymeri tha se deklarata e aktorit është e rëndë dhe nuk mund që të thuhet as me shaka.

PJESË NGA INTERVISTA:

Denis Dyrnjaja: Ditët e fundit ka pasur polemika në portale pas një deklarate të një personazhi publik pjesë edhe e shoëbizit siç është Ermal Mamaqi për librin në tërësi. Nuk jam kundër romaneve thotë ai, kam lexuar dhe shumë, por në këtë kohë që po kalojmë romanet i lexojnë pensionistët dhe njerëzit e pasur sepse i kanë gjërat në terezi. Nuk është momenti të lexoni romane, ato kanë vlera por nuk është ky momenti është shprehur Mamaqi.

Petrit Ymeri: Nëse këtë deklaratë do ta marrim seriozisht, kjo është një deklaratë shumë negative. Por nëse nuk do ta marrim shumë seriozisht, siç merren aktorët komikë herë pas herë. Kjo varet se në çfarë sintakse e ka thënë ai, nëse ai ka bërë shaka do ta pranojmë përgjysmë, nëse nuk ka bërë shaka është e rëndë. Ky është një budallallëk i pakëndshëm edhe nëse thuhet me shaka.

Dy ditë më parë, Ermal Mamaqi ndau një mesazh sensibilizues dhe motivues për njerëzit e ndodhur në karantinë, duke i sugjeruar që të përpiqen të zbulojnë tek vetja talentet e tyre, dhe atë që dinë të bëjnë më mirë. Por, ndër të tjera ai bëri dhe një deklaratë që nuk u prit aspak mirë nga besnikët e leximit.

(k.m./dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here