“Një rast i pazakontë për të”, Manastirliu publikon foton e Kalos duke i shtrenguar dorën pacientit: Profesori është i palodhur në shërbim të tyre

0
101

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu këtë mëngjes ka publikuar një mesazh falenderues për mjekun e njohur Tritan Kalo. Manastirliu ka publikuar një foto të Kalos, teska ai i ka shtrënguar dorën një pacienti dhe shton se mjeku ka kalaur shumë epidemi. Më tej ajo shton se COVID-19 është një rast i pazakontë dhe për Kalon, i cili që nga dita e parë ka qenë në krye të detyrës përt ë ndihmuar pacientët.

“Prof. Tritan Kalo ka kaluar shumë epidemi, por #COVID19 është e pazakontë edhe për të. Që nga dita e parë e epidemisë, prof. Kalo është çdo ditë mes pacientëve të prekur nga #COVID19, i palodhur në shërbim të tyre me përkushtim e profesionalizëm. Doktori ka mirënjohjen e pacientëve të tij por edhe respektin e thellë nga të gjithë ne për forcën dhe energjinë me të cilën prof. Kalo dhe i gjithë stafi i infektivit po e përballon këtë situatë #MëTëFortë #Bashkë”, shkruan ministrja.

(A.B. Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here