Punonjësi i burgut infektoi prindërit/ Gazetari pyet Ramën: O Edo, meqë je bërë polic, ushtar, romancier, seksolog…

0
234

Ditën e sotme, dy raste të reja me Covid-19 janë zbuluar në fshatin Vele të Mirditës, pas kryerjes së analizës në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.Burime bëjnë me dije se, ata janë infektuar nga djali i tyre, që punon në burgun 313 në Tiranë, çka solli më pas dhe reagimin e ashpër tw kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëroi ndëshkimin e punonjësit të burgjeve.

Punonjësi i burgut, sipas Ramës, i cili nuk kishte pasur simptoma, kishte udhëtuar drejt Mirditës, duke vënë në rrezik jetën e prindërve të tij, gjendja e të cilëve nuk duket të jetë e mirë.Por, ajo që është pikëpyetja më e madhe e kësaj historie, është fakti se a është testuar punonjësi i burgjeve, përpara se ai të udhëtonte drejt Mirditës.Këtë fakt, e vë në dukje dhe gazetari Patrik Sadikaj, i cili shtron disa pyetje në drejtim të kreut të qeverisë.

Mos ndoshta ky djali duhet të ishte testuar meqë punonte në një vatër virusi si burgu 313, apo ç’e deshe Edo?!Po të pyes ty meqë je bërë mjek, komitet teknik, polic, ushtar, romancier, s*ksolog, Skenderbe, baba i Kombit, poet, imam, profet, prift, lider botëror, Mesia i Italisë, Pipero dhe madje se shpejti dhe autor i Himnit Kombëtar.Ndaj duhen testimet o Edo. Dakord ai ka bërë gabim, por ama fajtorë janë të gjithë këta Edat që përmenda më lartë, që ai ka bërë gabim”, shkruan Sadikaj në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here