RAMAZANI FILLON NË MBYLLJE TOTALE/ VENDET E TË SHENJTA TË ISLAMIT BOSH PREJ COVID-19! BESIMTARËT KRYEJNË RITET NË SHTËPI

0
62

Sot, është dita e parë e Muajit të Ramazanit dhe njëkohësisht dita e parë e agjërimit për besimtarët myslimanë. Besimtarët myslimanë shqiptarë u janë bashkuar besimtarëve të mbarë botës për të kremtuar Muajin e Ramazanit, i njohur si muaji i sakrificës. Ky muaj i begatë vjen në një atmosferë ndryshe, ku do të mungojnë përqafimet mes njëri-tjetrit, pa namaze në xhami, iftare të përbashkëta dhe takime vëllazërore, për shkak të COVID-19.

Përhapja e koronavirusit ka bërë që disa nga vendet më të shenjta në Islam të nisin të boshatisura nga besimtarët muajin e shenjtë të Ramazanit. Pas mbylljes për javë të tëra, duke mos lejuar besimtarët të kryejnë ritet e tyre fetare për shkak të masave për parandalimin e COVID-19, këto vende do të vijojnë të qëndrojnë të tilla edhe gjatë Ramazanit.

Në kushte normale, këto vende do të mbusheshin plotë me qindëra mijëra adhurues gjatë muajit të agjërimit, por situata e jashtëzakonshme si kjo i ka detyruar të qëndrojnë të mbyllura.

“Është një moment shumë i trishtuar në historinë e Islamit,” tha Sheik Omar al-Kisëami, imami dhe drejtori i xhamisë al-Aksa në Jeruzalem. Ndërkaq, në rrethana të tilla besimtarët janë lutur të kryejnë ritet në shtëpi, e cila në një farë mënyre është kthyer në një xhami të dytë për shërbesën e tyre ndaj Zotit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here