Rrezet e diellit mund të vrasin brenda pak minutave COVID-19, ky është studimi më i fundit në SHBA

0
189

Rrezet e diellit mund të vrasin koronaviruson brenda disa minutash. Kështu ka deklaruar së fundmi Departamenti Amerikan i Sigurisë së Brendshme. Hulumtimet e reja nga drejtoria e Shkencës dhe Teknologjisë DHS në SHBA zbuluan se lagështia e lartë, temperaturat dhe rrezet e diellit mund vrasin virusin teksa shpërndahet nëpërmjet pështymës dhe kur ai ndodhet në ajër.

Sipas studimit virusi vdes më shpejt në prani të rrezeve të diellit dhe mbijeton më së miri në kushte shtëpie.“Vëzhgimi ynë më i mrekullueshëm tregon efekti e fuqishëm që drita diellore  ka në vrasjen e virusit në sipërfaqe dhe në ajër. Amerikanët duhet të jenë shumë të kujdesshëm për të dezinfektuar siç duhet zonat që nuk janë të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht ato që janë brenda hapësirave të brendshme.

Unë mund t’ju them se zbardhja do të vrasë virusin brenda pesë minutave, alkooli  do të vrasë virusin në 30 sekonda”. tha këshilltari i Shkencës dhe Teknologjisë në DHS, Bill Bryan.Këto gjetje të përbashkëta midis drejtorisë së Shkencës dhe Teknologjisë së DHS dhe Task Forcës së ngritur nga Donald Trump, u zbuluan në konferencën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë ditën e enjte.

Burimi: The Sun

J.V/Dosja.al 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here