Durrësi bëhet gati për plazh, shpërfillen masat e qeverisë dhe nis ngritja e çadrave (FOTOT)

0
235

Ende nuk ka një vendim zyrtar në lidhje me hapjen e sektorit të turizmit, ndërsa koronavirusi ka prekur edhe këtë sektor duke pezulluar prej më shumë se një muaji të gjitha shërbimet.Teksa ditët e fundit po bëhen përpjekje për të kaluar me një plan konkret të hapjes së sezonit, por ende pa një vendim, në Durrës me sa duket kjo është shpërfillur dhe këtë e dëshmojnë pamjet e mëposhtme.

Në bregdetin e Adriatikut kanë nisur përgatijet për sezonin e verës dhe siç shihet nga fotot e LSA, ka nisur ndërtimi i çadrave. Ajo çfarë vihet re në fakt është distanca mes çadrave, ndryshe nga vitet e kaluara, por edhe pse në këtë formë, nuk dihet nëse ka një autorizim për ta bërë, dhe nga ana tjetër, akoma nuk ka një prononcim publik për të gjitha bizneset që veprojnë në këtë fushë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here