“O Tërmeti, o korona në Tepelenë komandant”, Tërmet Peçi i jep fjalën Ramës, që Covid-i nuk hyn në Tepelenë!

0
283

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një bisedë virtuale, të transmetuar në televizionin e tij personal, ERTV, me kryetarët e bashkive, që nuk janë të prekura nga epidemia e koronavirusit.Biseda më interesante, ishte sigurisht ajo mes Ramës dhe Tërmet Peçit, i cili deklaroi se në Tepelenë, mund të jetë “o Tërmeti, o koronavirusi”, duke i dhënë fjalën kryeministrit, që Covid-19, nuk mund të hyjë në asnjë mënyrë në Tepelenë.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Tërmet, të lutem Tërmet, se ti je i lëvizur. Duhet të bësh çmos që kjo hapje, mos të na turpërojë atje në Tepelenë me historira, që pastaj kthehen në zinxhir epidemik.Tërmet Peçi: Urdhri jot zbatohet, nuk diskutohet. Këtu o Tërmet o korona, s’bëhet fjalë te dyja. Mendoj që deri tani masat të gjitha janë zbatuar me përpikmëri deri më një. Unë sot vij nga Lopsi, Lopsi është kufi me Vlorën.

Falë masave që keni marrë ju nuk kemi asnjë rast dhe shpresojmë dhe besojmë që me këto masa dhe me bekimin e Allahut të mos kemi asnjë rast. Tepelana është model. Edi Rama: Deri tani model jeni, por të lutem sepse hapja ka sfidat e veta. Këtu është e rëndësishme të punojmë me njerëzit. Prandaj njerëzit e bashkisë duhet të futen në komunikim me njerëzit dhe të përçojnë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here