Parashikimi i frìkshëm i Kryemadhit: Njerëzit do të dalin si Zombi rrugëve ta shqyejnë, pse koronavirusi është konspiracion

0
368

Për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi Shqipëria nuk është në luftë, sic e përshkruan kryeministri Edi Rama, po është në luftë ekonomike.Kryetarja e LSI thotë se kryeministri është i çmendur dhe duhet vizituar.“Është i çmendur. Unë kam 3 vjet që them që është i çmendur. Ai duhet të marrë një grup mjekësh të vizitohet. Unë jam minorancë. Ata që janë në shumicë le ta durojnë shtetrrethimin e atij. A e duan le ta durojnë. Ky është problemi. Kur ne flasim thonë këta e kanë hallin e vet.  Kur i vjen te dera e shtëpisë thoni pse nuk reagoni ju.”, tha Kryemadhi.

Shqiptarët tha Kryemadhi janë më të varfër, ndaj për këtë situatë të krijuar ata do të hakmerren ndaj qeverisë.“Njerëzit do të dalin si Zombi rrugëve duke u hakmarrë ndaj njerëzve të cilëve kanë krijuar këtë situatë sot. Sot kjo situatë akoma nuk e ndjen, sepse njerëzve akoma i duket sikur kanë marrë lejen e zakonshme dhe janë me pushim. Por kjo situatë do të fillojë të shpërthejë atëherë kur njerëzit mos kenë më mundësi për të ushqyer familjet e tyre. Kur të shkojnë nëpër burgje sepse nuk paguajnë dot energjinë elektrike, ujin, taksat e bashkisë etj.

Atëherë do ti shikojë kur njerëzit të bëhen Zombi ndaj taksidarëve të Edi Ramës dhe qeverisë së Edi Ramës. Prandaj është e rëndësishëm që ti thërrasin mendjes. Të tërhiqen nga këto çmenduritë e radhës që bëjnë sikur është vendi në gjendje luftë. Vendi është në gjendje lufte ekonomike dhe mbijetese që njerëzit nuk do kenë bukë të hanë. Se edhe ai e ka buxhetin zero. Gjendja do të jetë shumë keq ekonomikisht, njerëzit do ta shqyejnë po ua them që do ta shqyejnë. Mos shikoni rrjetet sociale. Shqipëria nuk është rrjete sociale”, tha Kryemadhi në Oranews.

Kryemadhi është e mendimit se COVID-19 është një konspiracion. Ajo shprehu dyshimet se koronavirusi ka ardhur në Shqipëri që në muajt janar-shkurt. “Për mua çështja covidit është një konspiracion, i cili ka të bëjë me gjëra të tjera por, nuk jam unë askush që mundet të ndryshojë këtë situatë. Por ajo që mund të them është që ti si shtet të paktën fillo”, deklaroi Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here