VIDEO/ “E krujta vetë”, Muharrem Hoxha del nga ‘ngujimi’ në Pogradec dhe realizon parodinë EPIKE për koronavirusin: Mora gjobë 100 mijë lekë

0
218

Aktori i humorit, Muharrem Hoxha prej javësh ndodhet në Pogradec, ku mbeti i bllokuar që pas mbërritjes së pandemisë së koronavirusit në Shqipëri. Ai kishte shkuar disa ditë pushimi me bashkëshorten në shtëpinë e tij në Pogradec.Por, pasi i gjithë vendi u fut në izolim, mjeshtri i madh i humorit u detyrua të karantinohej atje së bashku me të shoqen. Megjithatë artin nuk e ka lënë menjanë dhe në karantinë.

“Teatri Aleksandër Moisiu Durrës” ka publikuar një video-parodi, në të cilën Muharrem Hoxha shfaqet rrugëve me maskë mbrojtëse dhe në sfond dëgjohet kënga e tij për koronavirusin.“Durrsaku ynë simpatik, Mjeshtri i Madh, Muharrem Hoxha, në këto kohë të vështira, del nga ‘ngujumi’ në Pogradec dhe na dërgon një kuplet-parodi nga e përditshmja e tij”,- shkruhet në profilin zyrtar e teatrit “Aleksandër Moisiu Durrës”.

“E krujta vetë”,- titullohet kuplet-parodia e realizuar nga Muharrem Hoxha. Me një tekst ku nuk mungojnë notat e humorit, aktori zgjedh vargjet epike për koronavirusin.

R.L/Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here