Fatos Tarifa: Karantinimi duhej, kush ankohet për lirinë gabon

0
243

Në një intervistë me Mustafa Nanon në “Provokacija”, profesori Fatos Tarifa ka folur ndër të tjera për situatën e krijuar nga përhapjane Covid-19.Tarifa i ka cilësuar si qesharake dhe të gabuara ankesat e shprehura edhe publikisht se ky karantinim është i tepërt. Profesori është shprehur se është dakord me karantinimin dhe se masat e marra në Shqipëri janë të ngjashme me ato të vendeve të tjera, të cilat po përjetojnë të njëjtën situatë.

“Jam dakord. Me ç’kam parë nuk kemi bërë asgjë që nuk e kanë bërë të tjerët, madje po bëjmë gjëra ngjashmërisht me ato që kanë bërë gjermanët, të tjerët. Shumë njerëz po bërtasin se është mungesë lirie, unë nuk e besoj këtë. Suedezët janë sjellë ndryshe në shumë raste. Holandezët janë po ashtu më libertinë por nuk kanë lejuar hapjen e shkollave. Edhe në Danimarkë janë disi më të hapur, por pjesa më e madhe e botës janë të mbyllur.

Gjermania e shtyu edhe ajo periudhën gjatë së cilës do të qëndrojnë mbyllur. Ka njerëz që thonë se masat janë tejet ekstreme dhe nuk u përgjigjen situatës, po dje kishte shumë raste dhe infeksioni është nëpër këmbë.

Unë di të them këtë, nuk jam i trembur nga kjo pandemi. Nëse e ruan higjenën ti dhe familja, nëse shmang kontaktet. Por atyre që ankohen se po cenohen liritë e individit, se kjo është një diktaturë, unë nuk di ç’të them, gabojnë dhe ndonjëherë bëhen qesharake”, u shpreh ai.

Tarifa shton më tej se kjo pandemi nuk do na ndryshojë shumë shoqërinë, ndërsa ajo që do të ketë pasoja do të jetë ekonomia.

Unë nuk di të them që janë këto që kemi qenë deri sot, apo duhet të kishte kushte të tjera. Unë besoj se ky kryeministër dhe kushdo që të ishte nuk do vepronte me kokën e vet, janë ekspertët ata që vendosin. Mua më vjen keq që shikoj përleshje politike në këto ditë, ku shoqëria ka nevojë për më shumë imunitet. Nuk është një situatë nga e cila do të dalim vetëm ne. Ankohen njerëzit se nuk kanë liri për të dalë, po ku do shkojnë.

Unë nuk besoj se kjo do të ndryshojë shumë tek ne, por do të mbetet në kujtime. Nevoja e brendshme e njeriut do na kthejë në atë mënyrë jetese. Pasoja në ekonomi do jenë ato që do tregojnë se çfarë katastrofe ishte kjo, ndërsa marrëdhënia në shoqëri do të na cojë aty ku ishim. Do të na bëjë më të kujdesshëm”, deklaron ai.

Duke iu referua përfundimeve të ekspertëve të fushave të ndryshme se “bota nuk do të jetë më e njëjtë pas kësaj Pandemie”, Tarifa shton se: Do thoja që bota nuk ndryshon kaq shpejt pas çdo epidemie. Kur ndodhi ‘depresioni i madh’ në vitet 30, u shoqërua nga Lufta e Dytë Botërore. Por ishte lufta dhe politika ajo që ndryshoi. Bota asnjëherë nuk do të jetë dhe nuk është ajo që ishte dje. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here