Gjetja e kurës së Covid-19/ OBSH-ja del me deklaratën e rëndësishme për studimin ku bën pjesë dhe Shqipëria: Do i nënshtrohen të moshuarit dhe të hospitalizuarit, ja mjekimet që do përdorim

0
221

Shqipëria së fundmi  është bërë pjesë e një studimi të Organizatës BotërorE të Shëndetësisë ku do të marrin pjesë 100 vende. Studimi konsiston në gjetjen e mjekimit të efektshëm kundër Covid-19 në një kohë sa më të shpejtë.Sipas zyrës së OBSH në Shqipëri studimi do të përfshijë pacientët në moshë të rritur me COVID-19, të cilët janë hospitalizuar.

Ndërkohë pacientët adultë, të cilët marrin trajtimin spitalor standard, do të marrin gjithashtu medikamente që po studiohen për veprimin e tyre ndaj koronavirusit të ri dhe sëmundjes së shkaktuar prej tij.Sipas OBSH do të jenë vetë pacientët që do të vendosin nëse do të marrin medikamentet ndërsa ekipi mjekësor do të vlerësojë gjendjen e pacientëve  për efektet anësore që do të japë medikamenti. OBSH ka deklaruar se medikamentet e certifikuara për këtë testim janë: Chloroquine ose hydroxychloroquine, lopinavir dhe ritonavir dhe  lopinavir/ritonavir plus interferon beta,dhe remdesivir.

Postimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë:

OBSh-ja përgëzon Shqipërinë për pjesëmarrjen në Studimin klinik të Solidaritetit. Mbi 100 vende në botë janë duke punuar së bashku përmes këtij studimi, për të gjetur mjekimet e efektshme në kohën më të shpejtë të mundshme.

Studimi përfshin pacientët në moshë të rritur me COVID-19, të hospitalizuar. Pacientët adultë, të cilët marrin trajtimin spitalor standard, do të marrin gjithashtu medikamente që po studiohen për veprimin e tyre ndaj koronavirusit të ri dhe sëmundjes së shkaktuar prej tij. Në Shqipëri do të zbatohet i njëjti protokoll standard, sikurse edhe në vendet tjera. Çdo pacient jep pëlqimin e tij nëse dëshiron të marrë edhe medikamentet në studim apo jo. Ekipi mjekësor i trajnuar vlerëson gjendjen e çdo pacienti për sëmundjet bashkëshoqëruese dhe kundërindikimet.

Përmes Studimit klinik të Solidaritetit, do të studiohen medikamentet:

chloroquine ose hydroxychloroquine;

lopinavir dhe ritonavir;

lopinavir/ritonavir plus interferon beta,dhe remdesivir.

Medikamente të tjera mund të shtohen në studim sipas të dhënave kërkimore.

Studimi monitorohet nga Komiteti për të dhënat globale dhe monitorimin e sigurisë, i përbërë nga një grup ekspertësh të pavarur.

(A.K.Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here