Koncert ‘live’ nga shtëpia e Elvanës dhe Ledrit, mamaja e reperit nuk i reziston muzikës së artistëve

0
154

Dy artistët e dashur të publikut shqiptar, Elvana Gjata dhe Ledri Vula kanë qenë mbrëmjen e sotme në një lidhje ‘live’ me ndjekësit e tyre në ‘Instagram’ ku kanë performuar këngë të ndryshme dhe e kanë shoqëruar njëri-tjetrin duke kërcyer.

Një moment mjaft i bukur teksa Elvana këndonte këngën ‘Me tana’ ka qenë ai kur gjatë videos ka hyrë edhe mamaja e Ledrit, Xheraldina e cila ka nisur të kërcejë me të birin këngën.Elvana e ka falenderuar menjëherë për entuziasmin e saj duke e quajtur gëzim Xheraldinën.

Mes tingujve të ndryshëm, Ledri dhe Elvana kanë ftuar të gjithë të kërcejnë dhe këndojnë bashkë me ta duke theksuar se është e rëndësishme të qëndrojnë në shtëpi. Gjata performoi dhe baladën ‘Tavolina e mërzisë’ pas së cilës, Ledri tregoi se është e preferuara e tij./revistawho.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here