Media Kineze: Nderron jete diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un

0
163

Televizioni Satelitor HKSTV Hong Kong raporton se diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër.Sipas rrjetit të transmetimit në Hong Kong, Kim Jong Un ka vdekur, ndërsa një revistë japonese ka shkruar se lideri i Koresë së Veriut është në gjendje “vegjetative” pas një operacioni të vështirë në zemër.

Zv.drejtori i televizionit Satelitor HKSTV Hong Kong, i mbështetur nga Pekini zyrtar ka cituar “një burim të fortë” i cili i ka konfirmuar vdekjen e Kim. Postimi i televizionit në aplikacionin Weibo është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale pasi ka më shumë se 15 milionë ndjekës, ama deri tani edhe mediat ndërkombëtare e kanë marrë me rezerva këtë lajm.

New York Post shkruan se raporte të pakonfirmuara nga zyrtarë të lartë të Partisë në Pekin, bëjnë me dije se operacioni në zemër i Kim Jong Un ka shkuar keq pasi mjekut po “i dridheshin duart shumë keq”.Ndërkohë, Daily Mail shkruan se vdekja e udhëheqësve të Koresë së Veriut zyrtarisht është raportuar gjithmonë ditë më vonë.  Kim Jong-il, babai i Kim Jong Un ka vdekur gjatë një udhëtimi në tren, nga një sulm në zemër por zyrtarisht vdekja u raportuar dy ditë më vonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here