“Ndalohet rreptësisht futja në det”, efektivët inspektojnë zonat e gjelbra, monitorim i rreptë, Veliu: Mos abuzoni me fashën orare, në vijim do t’ju tregojmë ç’do bëhet me plazhin

0
291

Policia e Shtetit ka ngritur postblloqet në zonat e gjelbra për të ndaluar futje e qytetarëve nga zona të tjera, që janë të prekura nga Covid-19. Në një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama në Facebook, shihet se si efektivët, me në krye drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, moniorojnë të gjithë zonën.Vetë Veliu shprehet se futja e qytetarëve në det është rreptësisht e ndaluar, deri në një njoftim të dytë.

Pas inspektimit të pikave të kontrollit në Gjirokastër dhe në Llogara, jemi në zonën e gjelbër. Për qytetarët e kësaj zone, fasha orare për lëvizjen nuk duhet keqpërdorur. Kjo mundësi e dhënë veç ndërgjegjësimit të qytetarëve do të monitorohet edhe nga Policia e Shtetit.

Qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm që kjo situatë stabël në zonat e gjelbërta të jetë në vazhdimësi, duke u dhënë mundësi zonave të tjera t’i shtohen kësaj skeme. Për të gjithë zonat e bregdetit ndalohet të futesh në det. Qytetarët të mos frekuentojnë plazhet deri në një urdhër të dytë që do përcaktojë si do të veprohet me plazhet,”- shprehet Veliu ndër të tjera.

Nga nesër janë futur në fuqi rregullat e reja të lëvizjes së qytetarë, duke e çur në dy orë, kohën për të lëvizur për të gjithë qytetarët. Të gjithë duhet të jenë të pajisur me autorizim, edhe për automjetet, përjashtuar banorët e zonave të gjelbra, të cilët mund të lëvizim deri në orë 17:30, pa pasur nevojë pa autorizim. Por nuk lejohen të dalin me më shumë se një person. Pensionistët mund të shijojnë orët e para të mëngjesit, nga ora 06:00-08:30.

(f.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here