“Çfarë imoraliteti”! Vasili reagon ashpër pas propozimit të Beqajt: Mjekët i quajtën heronj, tani duan t’iu shkurtojnë pagat

0
84

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, sulmon ashpër deputetin socialist, Ilir Beqaj, i cili propozoi shkurtim të pagave të administratës dhe rishikim të pensioneve për daljen nga kriza ekonomike, e shkaktuar nga koronavirusi.

Vasili shkruan në rrjetet sociale se, ky është imoralitet, pasi mjekët i quajtën heronj, ndërsa tani bëjnë propozime t’u shkurtojnë pagat.

“Mjeket i quajten heronj tani bejne propozime tu shkurtojne pagen, cfare imoraliteti!

Koncesionet te vazhdojne te paguhen dhe oligarket po ashtu, kurse rrogat te shkurtohen edhe pensionet gjithashtu, cfare paturpesie!”, shkruan Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here