Iu mbyll emisioni për shkak të pandemisë, Arbana Osmani lajmëron kur do të rikthehet, flet edhe për “Big Brother”: Aman se nuk duam…

0
92

Një ndër moderatoret më të pëlqyera të publikut shqiptar, Arbana Osmani është pyetur shpesh për periudhën e rikthimit në ekran, pas shkëputjes për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ajo ka vendosur të vijë me një postim në rrjete sociale, ku sqaron se emisioni i saj i të shtunës “Dua të të bëj të lumtur” do të rikthehet në Top Channel sapo kushtet të jenë të favorshme dhe ambjenti i sigurt për të pranishmit.

“Për të gjithë ata që më pyesin çdo ditë (çdo orë e çdo minutë) @duatetebejtelumtur.tch do të kthehet në ekran sapo situata të jetë qetësuar dhe kushtet të jenë të favorshme dhe ambjenti i sigurtë për personazhet dhe punonjësit tanë”,– ka shkruar Arbana Osmani në postimin e saj në rrjete sociale.

Ndër të tjera, ndjekësit të kuriozuar e kanë pyetur dhe për ritkhimin e emisionit Big Brother, që përflitej të riniste këtë vit: “Kur do të fillojë Big Brodher, a do të kthehesh prap të udhëheqesh Arbana?

“Aman vetëm Big Brother nuk duam njëherë për ca kohë se boll në Big Brother po jetojmë”,- është shprehur Arbana Osmani.


R.L/Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here