“Po fitimet a do i ndani me ne?”, Kalo fut në një thes politikanët: Ne do mbetemi lopa, qumështin do e milni ju…

0
140

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, është kritik ndaj qëndrimeve që po mbajnë politikanët e të dyjave kahëve në lidhje me situatën e krijuar në Shqipëri nga Covid-19, dhe këtë e dëshmon herë pas here dhe me statuset e tij në rrjetet sociale. Mëngjesin e sotëm, Kalo ka bërë një postim të gjatë në “Facebook”, ku u drejtohet politikanëve, nëse fitimet e tyre në këto 30 vite do t’i ndajnë me mjekët, dhe që në nisje të tij duket se ka një mesazh për Lulzim Bashën, të cilin preferon që të thërrasë vetëm me iniciale.

Statusi i plotë i Tritan Kalos në “Facebook”:

“KRIZËN do t’a përballojmë bashkë.” (I.B.)….Dakord, PO FITIMET tuaja si Politikanë ato të PPP-ve, KÇK-ve, TENDERAVE, PRIVATIZIMEVE KLIENTELISTE, etj., të 30 këtyre viteve Demonkraci a do t’i ndani vallë ato me ne??!!…..

APO lopa do të vijoj të mbetemi NE taksapaguesit, “il poppolo Albanese”, ndërsa QUMËSHTI do vjoj të milet e të shijohet vetëm nga JU….NO ËAY….Sa mirë na zhytët në qorrsokaket e DEMON-KRACISË “Made in Albania” me yshtjen tuaj “Bashkëfajtorë, Bashkëvuajtës”, tani DUHET JU së pari të zbrazni xhepat tuaja si dhe të lironi vilat e shumta që JU keni, e vetëm pas kësaj kërkoni të na merrni edhe qindarkat e fundit nga xhepat tanë plot vrima!!!…HAPINI sytë e mëndjes ju Bashkëkombas…..Quoa vadis Shqipëria ime!!! (E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here