Rikthehet trendi pozitiv, më shumë të shëruar se të infektuar

0
56

Zv/ministrja  e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri me dije gjatë përditësimit të të dhënave mbi situatën me COVID-19 në Shqipëri se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 pacientë.“Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57.3 % e totalit të të prekurve

Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme”, tha zv/ministrja.Prej 3 ditësh Shqipëria ishte në një trend negativ sa i përket numrit të të shëruarve dhe atyre të infektuar pasi rezultonin më shumë të prekur se sa persona që linin spitalin.

Fatmirësisht sot ka patur 2 pacientë të shëruar më shumë se raste të reja dhe asnjë viktimë. /Opinon.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here