“S’jam budalla të martohem sërish”, pas ndarjes nga Nora Istrefi, Roberti ‘i shuan’ shpresat Xhes Kadiut: Nëse s’do kisha fëmijë…s’ma lejon profesioni

0
87

Këngëtari me origjinë nga Kosova, Robert Berisha në një intervistë për revista”Story” ka folur për planet e tij për një martesë të dytë, duke theksuar se nuk ka ndërmend ta bëjë sërish, që pas ndarjes nga Nora Istrefi.Ai është shprehur se pas këtij vendimi qëndron profesioni që nuk ja lejon një martesë të dytë, por edhe vajza e tij Renee.

“Njeriu bëhet budalla vetëm një herë në jetë, nuk kam ndërmend të bëhem sërish. Nëse nuk do te kisha fëmijë, mbase do e mendoja të martohesha për të përjetuar atë kënaqësi. Edhe profesioni im nuk më lejon të kem një martesë të dytë”,– është shprehur Robert Berisha.

Ndërkohë prej kohësh këngëtari përflitet për një romancë me modelen seksi, Xhesika Kadiu. Kjo e fundit e pranoi hapur që kishte një marrëdhënie me Robert Berishën, dhe së fundmi çifti u takuan në Neë York së bashku. Megjithatë duket se këngëtari ja ka shuar shpresat për martesë, modeles shqiptare.

R.L/Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here