Deputet Kujtim Gjuzi nuk pyet per koronan, shkel ligjin në mes të ditës, parkon makinën… dhe lë shënimin epik

0
99

Nuk kanë të sosur bëmat e Kujtim Gjuzit, i cili dhe në këto ditë pandemie, nuk pyet për rregulla dhe ligje. Deputeti është fotografuar ditën e sotme teksa ka parkuar makinën e tij në një vend të rezervuar për persona me aftësi të kufizuara.

Paparazzi i “Panorama.al” ka publikuar fotot e automjetit të deputetit të opozitës, i cili është njëkohësisht dhe kryetar i Partisë Konservatore. Makina e tij, fuoristradë ngjyrë bojë qielli është parkuar në thy erje të rregullave, para go dinës së Kryesisë së Kuvendit.

Edhe pse tabela tregon qartë se vendi është i rezervuar për personat me aftësi të kufizuara, kjo s’ka mjaftuar që ligjvënësi të vendosë automjetin e tij.

Madje është parë që të ketë vendosur dhe një letër në xham, ku theksohet se automjeti është i “deputet Kujtim Gjuzit”, duke vendosur në dispozicion dhe numrat e telefonit.

Kreu i Partisë Konservatore është bërë jo pak herë pjesë e polemikave dhe debatit publik e politik, për shkak të qëndrimeve shpesh herë të çuditshme, dhe në disa raste jo në përputhje me statusin e deputeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here