Jo vetëm kolegë, aktorët e serialit të famshëm “La Casa De Papel” janë në një romancë

0
113

Aktori i njohur i serialit të famshëm spanjoll  “La Casa De Papel” Denver, është i lidhur me aktoren e të njëjtit serial , Maria Pedraza e njohur si Alison Parker.Mediat e huaja kanë bërë të ditur se Jaime, 28 vjeç, dhe Maria, 24 vjeçe, janë lidhur që nga viti 2018 dhe tashmë ata luajnë bashkë edhe në një serial tjetër hit të Netflix, “Elite”, i cili flet për jetën e studentëve në një shkollë të mesme elitare.

Mirpëpo lidhja e tyre është konfirmuar pasi ata gjatë karantinës po e jetojnë bashkë dhe mediat e huaja kanë kapur disa foto të tyre duke duartrokitur nga ballkoni punonjësit e kujdesit shëndetësor.Ndërkohë ata janë parë shumë herë bashkë në tapetin e kuq.

“La Casa De Papel”, ose “Money Heist” është një serial televiziv spanjoll që u publikua për herë të parë në vitin 2017 dhe u ble më vonë nga Netflix. Që atëherë është bërë një serial i preferuar në të gjithë botën dhe mësohet se ai është ndjekur në 65 milionë llogari të anëtarëve të Netflix në katër javët e fundit.

(A.K.Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here