Pa asnjë lloj mjekimi, biznesmeni gej Elton Ilirjani jep lajmin e mirë: Unë dhe Mona u shëruam nga koronavirusi

0
240

Biznesmeni shqiptar që është bërë i njohur për shkak të prirjeve të tij seksuale, Elton Ilirjani është shprehur se e ka kaluar tashmë koronavirusin.

Në një lidhje me Skype, në emisionin “Vizioni i pasdites”, Ilirjani tha se jo vetëm ai, por edhe qenushja e tij, që e ka emrin Mona e ka kaluar tashmë infeksionin.

“Kjo është Mona qenushja ime. Ne jetojmë bashkë në Neë York. Nuk kam qenë vetëm dhe gjëja më interesante, pasi u infektova dhe e kalova ishte se zbulova që Mona ishte sëmurë e prekur nga COVID-19.Më ndodhi shumë shpejt, çdo gjë.

Unë mendova që shpëtova nga virusi. Kur pata simptoma nuk pata frikë, se thashë jam ftohur. Kur fola me doktori isha i frikësuar, pastaj kur ma konfirmuan, vija vërdallë një orë në shtëpi. Pata një moment shumë delikat me veten. Nuk njoftova asnjë të afërm.

U mbrojta shumë, maskë, doreza dhe kur u ktheva isha në biznes class me një biletë të shtrenjtë. Kur bëra pazar në Neë York, aty mund ta kem marrë dhe më pas kisha simptoma. Isha një moment ku mushkritë e mia s’po mbusheshin me frymë. Kanë qenë në fillim simptomat, në mars dhe nuk dihej shumë për virusin.

Isha me fat që e kalova një periudhë që nuk dihej shumë. Kemi një muaj që nuk kemi asnjë simptomë. Jemi në pritje të testit. Të bëjmë testin që të shohim nese jemi imunë,”– u shpreh ai.

I pyetur për mjekimet që ka marrë , për tu kuruar nga koronavirusi, Eltoni ka rrëfyer se e ka trajtuar njësoj si gripin e zakonshëm dhe nuk ka preferuar të marrë asnjë ilaç.

Më herët, Ilirjani foli publikisht për frikën që kishte ndjerë kur kishte marrë vesh se ishte infektuar nga Covid-19. Në një lidhje me Skype nga SHBA-ja, në emisionin “Ftesë në 5”, Ilirjani u shpreh se ka kaluar 12 ditë në shtrat dhe gjëja që ka pasur më tmerr ka qenë kur mendonte futjen e tubit, në fazën e intubimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here