Pedagogu Kristo revoltohet me vendimet e qeverisë: A është diskriminim moslejimi i baballarëve për të dalë nga shtëpia?

0
183

Pedagogu dhe aktivisti, Erion Kristo, i është drejtuar sot me një thirrje publike Avokatit të Popullit dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, për vendimet e qeverisë. Ai shprehet i revoltuar pse të dielave lejohen të dalin vetëm nënat me fëmijë e jo baballarët.Ai ka renditur disa pyetje dhe shkruan se nëse këto vendime janë diskriminuese të zbatohet ligji dhe të merren masat për personat përgjegjës.

Thirrje publike drejtuar Avokatit të Popullit dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga diskriminimi. Përshëndetje. Po ju drejtohemi me disa pyetje: A është diskriminim moslejimi i fëmijëve mbi 10 vjeç për të dalë nga shtëpia në fundjavë? A është diskriminim moslejimi i burrave dhe baballarëve për të dalë nga shtëpia në fundjavë?

A është diskriminim moslejimi i grave që nuk kanë fëmijë nën dhjetë vjeç për të dalë nga shtëpia në fundjavë? Na ktheni përgjigje për këto pyetje. Nëse është diskriminim, tregoni zbatimin e ligjit për personat përgjegjës. Nëse nuk është, duam argumentimin përkatës. Faleminderit. P.S. Ju bëj thirrje të gjithë njerëzve që duan përgjigje për këto pyetje, që ta mbështesin dhe përhapin këtë postim. Duhet t’i detyrojmë të përgjigjen duke reaguar të gjithë bashkë”, shkruan Kristo Dy të dielat e fundit në bazë të një urdhri të Ministrisë së Shëndetëisë, janë lejuar që të dalin nga banesat për të bërë xhiro deri në orën 11:00 nënat me fëmijë. Ndërkohë Kryeministri ka kërkuar që baballarët të bëjnë punët e shtëpisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here